Ballina Flash

Mike Tyson voton për herë të parë 

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Boksieri i famshëm, Mike Tyson tha sot se planifikon të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Këto zgjedhje do të jenë votimi im i parë. Unë kurrë nuk kam menduar se mund ta bëj, për shkak të krimit tim të rëndë. Jam krenar që më në fund votoj”, shkroi ai në Twitter.

Tyson, 54 vjeç, bëri tre vjet burg, pasi u dënua për përdhunim dhe dy akuza për sjellje të devijuar seksuale në vitin 1992, sipas CNN.

Ndërsa shumë shtete i ndalojnë të votojnë personat e dënuar për krime, në vitin 2019 në Nevada, ku jeton Tyson, u mirtua një ligj që rivendosi të drejtën e votës për personat e dalë nga burgu./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet për në 2 tetor mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Basha: Situata po përkeqësohet, masat që duhet të merren