Ballina Flash

Shtyhet për në 2 tetor mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur, se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, është dakodësuar me Kryeministrin Edi Rama që mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e cila ishte vendosur të zhvillohej të premten, të shtyhet për t’u mbajtur më 2 tetor.

Hoti në njoftimin e publikuar prej tij, për shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive ka falenderuar Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet për përgatitjen e mbledhjes.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, – thekson Hoti. /a.a//r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40% në 2021-n
Artikulli tjetërMike Tyson voton për herë të parë