Ballina Aktualitet

Hetimet e SPAK/ Vendoset konfiskimi i 40% të pasurive të Kelmend dhe Bashkim Balilit

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasve Kelmend Balili dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thuhet se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi  Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive.

Në pasuritë e sekuestruara përfshihen, truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.

Objekti “Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 91 m2

Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

Apartament me sipërfaqe 57 m2

Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

Apartament me sipërfaqe 57 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Njësi me sipërfaqe 120 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

Apartament me sipërfaqe 66 m2

Apartament me sipërfaqe 67 m2

Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElon Musk: Së shpejti bateria një milion milje për makinat
Artikulli tjetërHarmonizimi i ligjeve me BE-në/ Mbi 160 mijë kompani operojnë në Shqipëri në mjedis të përmirësuar biznesi