Ballina Ekonomi

Aplikimi për marrjen e pagesës së barrëlindjes do të kryhet online nga punëdhënësi

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Aplikimi për marrjen e pagesës së barrëlindjes tashmë do të ofrohet online dhe është një lehtësi për nënat.

Kjo u bë e ditur nga drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj gjatë një inspektimi të kryer pranë degës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në Durrës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Karçanaj tha se ky është edhe shërbimi më i ri online që po ofrojmë përmes e-Albania.

“E kemi konceptuar shumë të thjeshtë për nënën për të mos u humbur atyre kohë për plotësimin e dokumentacionit. Këtë aplikim tanimë do ta kryejë punëdhënësi”, tha Karçanaj.

Sipas saj, kemi patur 25 mijë aplikime nga punëdhënësi deri tani dhe dhe 11 mijë aplikime nga nënat të cilat janë të vetëpunësuara. “Vetëm në këtë rast nëna e bën individualisht”, tha Karçanaj.

Po ashtu, Karçanaj tha se kemi hequr edhe barrën për 4 dokumente shoqëruese, pra nuk kërkohen më./a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin Zgjedhor/ Shameti: Qëllimi i mazhorancës të ketë dakordësi në Këshillin Politik
Artikulli tjetërNga 30 qershori vërtetimi i pagesës së kontributeve për të vetëpunësuarit, online