Ballina Flash

LOS ANXHELES – Fituesit kryesorë të Emmy Awards

LOS ANXHELES, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Seriali “Watchmen” dhe superheronjtë e tij të dhunshëm që ndeshen me trashëgiminë raciste të SHBA-së shkaktuan një sensacion dje në Emmy Awards, ekuivalente me Oskaret për ekranin e vogël amerikan, të cilët këtë vit u dhanë në distancë gjatë një ceremonie virtuale.

Më poshtë vijojnë fituesit e kategorive kryesore të edicionit të 72 të Emmy Awards, çmimet e televizionit amerikan të shpërndara në distancë për shkak të pandemisë COVID-19.

– Seriali më i mirë dramatik: “Succession” (HBO)

– Seriali më i mirë komik: “Schitt’s Creek” (Pop TV/Netflix)

– Miniseriali më i mirë: “Watchmen” (HBO)

– Aktori më i mirë në një serial dramatike: Jeremy Strong, “Succession” (HBO)

– Aktorja më e mirë në një serial dramatike: Zendaya, “Euphoria” (HBO)

– Aktori më i mirë në një serial komik: Eugene Levy, “Schitt’s Creek” (Pop TV/Netflix)

– Aktorja më e mirë në një serial komike: Catherine O’Hara, “Schitt’s Creek” (Pop TV/Netflix)

– Aktori më i mirë në një telefilm apo në një miniserial: Mark Ruffalo, “I know This Much Is True” (HBO)

– Aktorja më e mirë në një telefilm apo në një miniserial: Regina King, “Watchmen” (HBO)/ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenisa e vogël sot shkon në shkollë normalisht/ Ministrja Kushi i dhuron çantë, tabletë dhe mjetet e duhura shkollore
Artikulli tjetërMeta sjell fjalët e Papa Françeskut në 6-vjetorin e vizitës në Shqipëri/ Ku ka rini, ka shpresë