SHBA ndalon shkarkimin e “TikTok” dhe “WeChat”

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sot ndalimin e shkarkimeve të aplikacioneve celulare “TikTok” dhe “WeChat”, duke filluar nga e diela.

“Shpërndarja e “TikTok” ose “WeChat”, si edhe çdo përditësim dhe kod i lidhur përmes dyqaneve të aplikacioneve celulare në SHBA, do të ndalohen”, tha Departamenti amerikan i Tregtisë.

Gjithashtu, do të ndalohet edhe transferimi i fondeve përmes “WeChat”.

Trump, duke cituar shqetësime të sigurisë në lidhje me të dhënat e përdoruesve, lëshoi në gusht një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë “TikTok”-un në SHBA nga mesi i këtij muaji, nëse nuk i shitet një kompanie amerikane./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.