Meta: Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Presidenti Ilir Meta ishte sot në Sinë ku vizitoi Muzeun Historik.

“Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, u shpreh Meta.

Meta shprehur kënaqësi që vizitoi Muzeun Historik dhe që u njoh nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

“Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!”, tha Meta.

“Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”, theksoi Meta.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.