Ballina Flash

“Ndryshe nga koha kur spitali funksiononte si treg industrial”/ Rrogozhina me qendër të re shëndetësore

TIRANË, 18 shtator /ATSH – I. Vata/ Koordinatorja e PS-së për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka inspektuar sot punimet që po kryhen në qendrën shëndetësore në Rrogozhinë.

Koordinatorja e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore në Rrogozhinë u shpreh se “Rrogozhina do të ketë një qendër shëndetësore krejtësisht të re dhe dinjitoze”.

Po ashtu, Spiropali shton se me këtë investim madhor përfitojnë 14 mijë banorë të komunitetit.

“Me Ogertën pamë nga afër punimet në këtë  kantier të shëndetësisë, një investim madhor që i përgjigjet nevojave të 14 mijë banorëve të komunitetit në 24 orë dhe që dëshmon sakaq ridimensionimin e të gjithë infrastrukturës shëndetësore me themeli, ndryshe nga koha kur spitali funksiononte si treg industrial ndërsa qendrat shëndetësore si baraka infektive”, tha ajo.

/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni për Sigurinë Kombëtare, takim monitorues pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërAplikimet për hetuesit specialë të BKH-së/ Procesi i përzgjedhjes do të jetë objektiv dhe transparent