Komisioni për Sigurinë Kombëtare, takim monitorues pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në funksion të ushtrimit të kompetencave të veta lidhur me kontrollin parlamentar, zhvilloi një takim monitorues pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjatë kësaj vizite, anëtarët e komisionit u njohën nga Shefi i Shtabit me një prezantim mbi strukturën e Forcave të Armatosura.

Anëtarët e Komisionit gjithashtu u njohën me punën e tyre gjatë pandemisë dhe realizimin e deritanishëm të buxhetit të akorduar.

Gjithashtu anëtarët e Komisionit u njohën edhe me shqetësimet apo edhe sugjerimet e tyre, me qëllim rritjen e nivelit të perfomancës dhe të sigurisë.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.