GJERMANI – Berlini paralajmëron kundër udhëtimit në Vjenë 

BERLIN, 16 shtator /ATSH-DPA – Qeveria federale gjermane lëshoi sot në mbrëmje një paralajmërim udhëtimi për Vjenën, pasi e klasifikoi kryeqytetin austriak si një zonë me rrezik për COVID-19.

“Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve, aktualisht ka paralajmërime kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Vjenë”, njoftoi Zyra e Jashtme.

Sipas organit qeveritar të kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), Vjena renditet si zona e vetme e rrezikut në Austri.

Kriteri qendror për klasifikimin si një zonë rreziku është më shumë se 50 persona të infektuar në shtatë ditët e fundit për 100 000 banorë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.