Ballina Bota

BRUKSEL – KE afron datën e prezantimit të reformës së migracionit

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian ka afruar më 23 shtator prezantimin e projektit të tij të shumëpritur për të reformuar politikën e migracionit në BE, pas zjarrit në kampin grek Moria, njoftoi sot presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Pakt i ri për Migracionin dhe Azilin, i shtyrë disa herë, ishte planifikuar për në 30 shtator, megjithatë zjarri që shkatërroi kampin e refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbos, na kujtoi urgjencën e një zgjidhjeje të qëndrueshme europiane”, sqaroi von der Leyen.

“Duke përshpejtuar debatet, ne shpresojmë të arrijmë rezultate më të mira”, shtoi ajo.

Kreu i KE-së theksoi se pakti i ri duhet të përfshijë, gjithashtu, zgjidhje për të përshpejtuar procedurat e azilit, në mënyrë që të parandalojë aplikantët të përfundojnë në kampe si Moria./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama-Erdogan/ Bashkëpunim dypalësh dhe fuqizim i ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19
Artikulli tjetërViti i ri shkollor/ Malësi e Madhe, shkolla 9-vjeçare Gruemirë merr emrin e ish-profesorit Myftar Mataj