Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA kujton sulmin e 11 Shtatorit 

UASHINGTON, 11 shtator /ATSH-DPA/ – SHBA po përkujton sot 3 000 personat e vrarë nga sulmet e Al-Kaedës në Nju-Jork dhe Uashington më 11 Shtator 2001, me ngjarje më të reduktuara, në përpjekje për të zbatuar masën e distancimit shoqëror gjatë pandemisë në zhvillim.

Flamujt janë në gjysmështizë, përfshirë në Shtëpinë e Bardhë dhe këmbanat do të bien në qytetin e Nju-Jorkut për të përkujtuar vdekjet.

Shumë nga ngjarjet normale përkujtimore, përfshirë leximin masiv të emrave të të ndjerëve, janë pakësuar.

Priten më pak fjalime dhe disa aspekte do të kufizohen vetëm në familjet e afërta.

Presidenti amerikan Donald Trump do ta përkujtojë 19-vjetorin në Pensilvani, në vendin ku u rrëzua një nga katër avionët e rrëmbyer, pas përpjekjeve të pasagjerëve për të rimarrë kontrollin e tij nga rrëmbyesit.

Rrëmbimet e avionëve nga Al-Kaeda ishin sulmi i vetëm dhe më i keq në tokën e SHBA-së, në tërë historinë e vendit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 97 të shëruar, 161 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërTropojë/ Kthim në identitet për Mullirin e Bajram Currit, monument kulture i kategorisë së parë