Ballina Bota

HELSINKI – Finlanda lehtëson kufizimet e udhëtimit

HELSINKI, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria finlandeze njoftoi sot se do të lehtësojë kufizimet e udhëtimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e COVID-19, përfshirë ngritjen e pragut për rregullat e vetëkarantinimit.

“Që nga 19 shtatori, Finlanda do të aplikojë një prag prej më e shumta 25 infeksione të reja COVID-19 për 100 000 banorë brenda një periudhe dyjavore, për hyrje pa kërkuar një periudhë vetëkarantinimi 14-ditore”, thanë autoritetet.

Aktualisht, kufiri është tetë raste për 100 000 banorë.

Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga Islanda, Norvegjia, Polonia, Suedia, Gjermania Estonia, Lituania, Letonia, Sllovakia dhe Qipro do t’u lejohet hyrja pa periudhën e vetëkarantinimit.

Ndërkohë, kufizimet do të aplikohen, ndër të tjera, për Francën, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Austrinë, Greqinë dhe Hungarinë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKantieri i ujit në Kamëz, furnizim pa ndërprerje për 53 372 banorë
Artikulli tjetër180 milionë euro në luftën kundër COVID-19/ Soreca: Këto fonde do kontribuojnë në forcimin e financave publike