Ballina Flash

FORMULA 1 – Italia sërish mikpritëse

FIRENCE, 11 shtator /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e nëntë të sezonit që do të zhvillohet në Itali.

Gara e nëntë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet sërish në Itali.

Gara me 59 xhiro në pistën e gjatë 5,2 kilometra do të zhvillohet në Firence.

Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, piloti i Red Bull, Max Verstappen dhe i AlphaTauri, Pierre Gasly kanë fituar nga një herë.

Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 164 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 117

3. Max Verstappen (Holandë): 110

4. Lance Stroll (Kanada): 57

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 57

 

Klasifikimi i ekipeve

 

1. Mercedes: 281

2. Red Bull: 158

3. McLaren: 98

4. Racing Point: 82

5. Renault: 71./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënë Mariana kthehet në shtëpi e shëruar nga COVID-19/ Fjalë zemre për mjekët dhe infermierët që i shërbyen në Spitalin Infektiv
Artikulli tjetërSLLOVENI – Rekord rastesh me COVID-19