Ballina Bota

GREQI – Izolohen tre kampe migrantësh

ATHINË, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria greke vendosi në izolim total shëndetësor tre kampe migrantësh pranë Athinës, duke filluar nga sot deri më 21 shtator, pas paraqitjes për herë të parë të rasteve të COVID-19 në këto struktura.

“Izolimi i plotë shëndetësor është vendosur në kampet e Malakassa-s, Schisto-s dhe Eleonas, pranë qendrës së kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Javën e kaluar, autoritetet zbuluan një rast të parë të COVID-19 në kampin Moria në ishullin Lesbos, ku strehohen gati 12 700 migrantë, më shumë se katër herë kapaciteti i tij fillestar.

Masa të rrepta të lëvizjes janë vendosur në kampet e migrantëve që nga mesi i marsit.

Qeveria nuk i ka hequr këto kufizime, pavarësisht kritikave nga OJQ-të e të drejtave të njeriut, që i konsiderojnë këto masa diskriminuese./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBAN – Conte: Procesi i reformave duhet të nisë menjëherë
Artikulli tjetërTopalli: Rotacioni nuk sjell ndryshim, të krijohet një lëvizje për të ndryshuar gjërat