LIBAN – Conte: Procesi i reformave duhet të nisë menjëherë

BEJRUT, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte i bëri thirrje sot Libanit të shkatërruar nga katastrofa që të nisë reformat politike aq të nevojshme, duke paralajmëruar se nesër mund të jetë tepër vonë për t’i paraqitur ato.

“Procesi i reformës duhet të fillojë menjëherë, nuk mund të presë deri nesër”, tha Conte për gazetarët, gjatë vizitës në një spital italian në terren, i krijuar pas shpërthimit të 4 gushtit.

“Ka vuajtje të mëdha ngado që shikoni. E vetmja rrugëdalje është një pakt i fortë politik, një pakt midis forcave më të mira të shoqërisë. Pa këtë perspektivë, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë shumë”, shtoi ai.

Kryeministri shprehu shpresën e tij që qeveria e re do të formohej sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ajo të punojë në rindërtimin e vendit dhe për një program urgjent reformash./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.