Ballina Flash

FORMULA 1 – ”Renault” ndryshon emrin në ”Alpine”

PARIS, 7 shtator /ATSH-AA/ – Një nga ekipet në Formula 1, ”Renault” duke filluar nga viti i ardhshëm do të garojë me emrin ”Alpine”.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Formula 1 thuhet se ”Renault” do të ndryshojë emrin në ”Alpine”.

Ndërsa ngjyrat e reja të ekipit do të jenë blu, e bardhë dhe e kuqe të cilat përfaqësojnë flamurin e Francës.

”Renault”, në sezonin e ardhshëm të F1 do të garojë me pilotin spanjoll, Fernando Alonso që ka dy kampionate botërore dhe me francezin Esteban Ocon.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi njëvjeçar për Oficer/ Mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë
Artikulli tjetërNë Bruksel mbahet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi