Ballina Bota

BJELLORUSI – 663 të arrestuar pas protestës kundër Lukashenkos

MINSK, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Policia bjelloruse njoftoi sot arrestimin e 633 personave gjatë demonstratës masive të opozitës, e organizuar dje, kundër rizgjedhjes së  diskutueshme të presidentit Aleksander Lukashenko.

“Një total prej 633 personash u arrestuan dje për shkelje të ligjit”, tha Ministria e Brendshme bjelloruse në një deklaratë.

Sipas ministrisë, 363 prej tyre mbetën në paraburgim të hënën në pritje të shqyrtimit të çështjeve të tyre nga gjykatat.

Ky është numri më i lartë i arrestimeve në një demonstratë të opozitës që nga protestat e para pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Më shumë se 100 000 njerëz marshuan dje në Minskun qendror, me thirrjen e opozitës, në  për fundjavën e katërt radhazi të mobilizimit masiv, pavarësisht nga një dislokim mbresëlënës i policisë dhe ushtrisë në kryeqytet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakObeziteti, gjinia dhe ndryshimet në moshë
Artikulli tjetërHomazh/ Aleks Buda, një nga mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike