Ballina Bota

AUSTRALI – Vaksina antiCOVID-19 në fillim të 2021-it

SIDNEJ, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Australianët janë të vendosur të jenë ndër të parët në botë që do të marrin një vaksinë antiCovid-19, pasi qeveria siguroi një marrëveshje prej 1,7 miliardë dollarësh (1,2 miliardë dollarësh amerikanë) me kompanitë farmaceutike për një listë masive falas për në fillim të vitit 2021.

”Nëse testet dalin të suksesshme, atëherë Australia do të marrë 84,8 milionë doza vaksinash nga Universiteti i Oksfordit dhe gjiganti farmaceutik ‘AstraZeneca’ si dhe një kandidat nga Universiteti i Australisë i Queensland dhe kompania bioteknologjike CSL”, tha qeveria në një deklaratë të lëshuar dje.

“Duke siguruar marrëveshjet e prodhimit dhe furnizimit, australianët do të jenë ndër të parët në botë që marrin një vaksinë të sigurt dhe efektive, nëse kalon testimin e fazës së vonë”, tha kryeministri Scott Morrison.

“Nuk ka garanci se këto vaksina do të rezultojnë të suksesshme, megjithatë marrëveshja e vë Australinë në krye të radhës”, theksoi ai.

Vendi do të sigurojë 3,8 milionë dozat e tij të para që në janar 2021, me pjesën e mbetur që do të vihet në dispozicion progresivisht gjatë gjithë vitit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore/ 1543 masa administrative dhe 66 leje drejtimi të pezulluara gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërKuvendi nis sot punimet në seancë plenare