Ballina Bota

SHBA – Pentagoni rikonfirmon kontratën me “Microsoft”

SAN FRANCISKO, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Departamenti amerikan i Mbrojtjes mbështeti sot vendimin e tij për t’ia dhënë megakontratën e tij të Cloud kompanisë “Microsoft” dhe jo “Amazon”-it, pavarësisht akuzave për favorizim nga presidenti Donald Trump dhe ndërhyrjes së gjykatave.

“Pentagoni ka përfunduar rivlerësimin e tij të plotë të ofertave për kontratën e përbashkët të mbrojtjes së infrastrukturës (JEDI) dhe ka përcaktuar që “Microsoft” vazhdon të jetë opsioni më i mirë për qeverinë”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar sot.

“Ne vlerësojmë se Ministria ka konfirmuar, pas një rivlerësimi të kujdesshëm, që ne ofrojmë teknologjinë e duhur me çmimin më të mirë”, u përgjigj një zëdhënës i “Microsoft”.

Kjo megakontratë 10-vjeçare synon të modernizojë të gjitha sistemet kompjuterike të forcave të armatosura amerikane në një sistem të menaxhuar nga inteligjenca artificiale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE: Mirëpresim palët për bisedime në Bruksel për një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë 5 shtator 2020