LOS ANXHELES, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Xhirimet e filmit të fundit “Batman” janë ndërprerë, pasi vetë aktori që luan “Batman”-in, Robert Pattinson, mund të jetë pozitiv me COVID-19, sipas pretendimeve të revistës “Vanity Fair”.
“Një anëtar i ekipit të produksionit të “Batman” ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është vetëkarantinuar sipas protokolleve në fuqi”, tha “Warner Bros” në një njoftim për shtyp.
“Xhirimet janë pezulluar përkohësisht”, shtoi studioja, pa dhënë identitetin e personit të infektuar.
Vanity Fair pretendon, sipas “burimeve të rangut të lartë”, se është aktori kryesor, britaniku Robert Pattinson./ /ervo/























