Ballina Uncategorized

TRIPOLI – Borrell në Libi për të konsoliduar armëpushimin

TRIPOLI, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell e përshkroi sot  çështjen libiane si përparësinë kryesore, gjatë një udhëtimi në Tripoli ku diskutoi mënyrat për forcimin e armëpushimit dhe rifillimin e bisedimeve midis fuqive rivale.

“Libia mbetet përparësia kryesore e Bashkimit Europian”, shkroi ai në një postim në Twitter, pas një takimi me kreun e GNA-së Fayez al-Sarraj dhe anëtarët e kabinetit të tij.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen e fundit të armëpushimit dhe vazhdojmë të mbështesim dialogun dhe zgjidhjen politike”, vazhdoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme.

Vendet kryesore të përfshira në krizën libiane u zotuan gjatë një takimi në janar, në Berlin, për të respektuar një embargo të armëve të OKB-së dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Libisë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ AKU kryen 469 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërZVICËR – OKB: Bjellorusia të ndalojë torturimin e protestuesve