ZVICËR – OKB: Bjellorusia të ndalojë torturimin e protestuesve 

GJENEVË, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Raportuesi Special i OKB-së për Torturat, Nils Melzer i bëri thirrje sot Bjellorusisë që të ndalojë torturimin e protestuesve të ndaluar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Alexander Lukashenko.

“Autoritetet bjelloruse duhet t’i japin menjëherë fund të gjitha shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Melzer në një deklaratë të nënshkruar nga tre raportues të tjerë të OKB-së dhe Grupet e Punës për Torturat dhe Arrestimet Arbitrare.

“Jemi jashtëzakonisht të alarmuar nga qindra akuza për tortura dhe keqtrajtime të tjera në paraburgimin e policisë”, thanë ata, duke kërkuar që oficerët e policisë që rrahën dhe poshtëruan të arrestuarit të dalin para drejtësisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.