Ballina Flash

Më 30 shtator mbyllen transmetimet analoge për qarqet Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan

TIRANË 30 gusht /ATSH-I.Vata/ Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton qytetarët se data e mbylljes së transmetimit analog në katër qarqe, është 30 shtator 2020.

Në një njoftim për mediet, Autoriteti i Medieve Audiovizive njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge për qarqet Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan është 30 shtator 2020.

Më herët Autoriteti i Medieve Audiovizive për shkak të COVID-19 vendosi të shtyjë deri me datën 30 shtator 2020, si afat përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. /j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDardha turistike/ Rikonstruksioni i plotë i rrugës Boboshticë-Dardhë, impakt në ekonominë lokale
Artikulli tjetërPD nis fazën e dytë të filtrimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie