Ballina Flash

Berat, nis restaurimi i çative në lagjen Goricë

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Bashkëpunimi DRTK-Berat me CHWB-Albania vazhdon me një tjetër ndërhyrje në lagjen Goricë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor njofton se aktualisht po punohet me restaurimin e çatisë së banesës së familjes Ago, monument kulture kati i II.

“Momente pune gjatë restaurimit të çatisë të banesës së familjes Ago monument kulture kati i II. Pas zbërthimit të çatisë do të vijohet me zëvendësimin e petavrave dhe shtrimin e saj me letër katërma”, informon ndër të tjera IKTK.

Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 30 gushtit/ Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni listat shqiptare
Artikulli tjetërKursi i këmbimit/ Vijon forcimi i valutave në raport me lekun