Ballina Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Ulet periudha e karantinës për rastet e dyshuara me COVID-19

PRAGË, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Republika Çeke njoftoi sot se do të pakësojë periudhën e detyrueshme të karantinës për personat e dyshuar me COVID-19 nga 14 në 10 ditë.

“Ndryshimi i rregullit, që pason një ndryshim të ngjashëm në Austrinë fqinje, do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet çeke mund të urdhërojnë vetizolimin e kujtdo që kohët e fundit ka patur kontakte me një rast të konfirmuar me koronavirus ose që është kthyer nga një zonë me rrezik të lartë.

Karantina mund të shmanget me paraqitjen e një testi negativ.

Republika Çeke aktualisht ka 5 400 raste aktive të COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundojnë 81% e punimeve në Ujësjellësin e ri të Vaut të Dejës/ 22.6 kilometra rrjet i ri, në dhjetor furnizim 24 orë për banorët
Artikulli tjetërFOKUS – OBSH: Epidemia është ngadalësuar në shumicën e rajoneve