Tërheqja e pasaportave/ Ambasada shqiptare në Athinë njoftim për emigrantët

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot qytetarët shqiptarë se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020.

“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës. Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, ambasada njofton qytetarët që “nëse duan që ta marrin nëpërmjet postës vetëm pasaportën të dërgojnë në adresën e emailit: [email protected]: Emër/Mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit”.

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit, theksohet se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.