Ballina Flash

Foto/ Punonjësit e mirëmbajtjes, kujdes për hapësirat publike të Tiranës

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje të kryeqytetit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thotë se në çdo ditë të javës vijon puna për mirëmbajtjen e qytetit nga riparimi i parqeve të lodrave të fëmijëve e deri tek mirëmbajtja dhe kujdesja sistematike ndaj hapësirave publike.

Specialistët e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit thonë se e shtuna në park është ditë pastrimi dhe përkujdesi me themel, që vizitorët e shumtë të gjejnë vendin perfekt për t’u freskuar dhe relaksuar në këto ditë të nxehta gushti.

“Me shumë përkushtim dhe dashuri, kujdestarët e parkut nisin me pastrimin e rrugëve, këndeve dhe pikave të tjera rekreative, ujitjen e bimësisë, largimin e mbetjeve buzë liqenit, kositjen e barit, ngarkimin dhe transportin e tij me automjet jashtë parkut; etj. Pasdite e gjeni xixë’, referojnë specialistët e bashkisë. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqizë, nis puna për shtrimin e rrugës në Shupenzë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kroacia shpall masa kufizuese shtesë