Ballina Flash

UEFA/ Superkupa e Europës do luhet me praninë e tifozëve

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ UEFA në një video-konferencë ka vendosur që Superkupa e Europës të luhet me praninë e tifozëve, ndërsa vendimi pritet të të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit.

Nuk bëhet fjalë për një hapje totale të dyerve të stadiumit, por vetëm për praninë e një numri të kufizuar tifozësh, pra vetëm një pjesë që pritet të jetë sa 1/3-a e kapacitetit total të stadiumit.

Superkupa Europiane do të zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, në Hungari. Ky stadium ka një kapacitet prej 67 mijë tifozësh dhe për Superkupën pritet të lejohet prezenca e rreth 20 mijë tifozëve.

Pandemia e COVID-19 bëri që një pjesë e mirë e ndeshjeve të sezonit 2019-2020 të luhen pa praninë e tifozëve.

/gj.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk respektuan protokollet e sigurisë, gjobë me nga 1 milion lekë për pronarët e dy lokaleve në Maliq
Artikulli tjetërRespektimi i rregullave antiCovid /Taskforca e Transportit Rrugor vijon kontrollet në terminale