SHKUP, 21 gusht /ATSH-MIA/ – Me 62 vota pro dhe 43 kundër, Talat Xhaferi u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas marrjes së mandatit katërvjeçar si kryetar i Dhomës së deputetëve, Xhaferi bëri edhe deklaratën e tij të betimit, duke hyrë kështu menjëherë në funksion.
Deputetët e VMRO-DPMN, të cilët votuan kundër, u larguan nga salla e Kuvendit pas votimit, ndërsa deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk morën pjesë në votim./ /ervo/























