TRIPOLI, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Autoritetet rivale në Libi kanë njoftuar sot organizimin e zgjedhjeve së shpejti dhe ndërprerjen e çdo luftimi në territorin libian, një vendim i përshëndetur nga OKB.
Ballina Bota
TRIPOLI, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Autoritetet rivale në Libi kanë njoftuar sot organizimin e zgjedhjeve së shpejti dhe ndërprerjen e çdo luftimi në territorin libian, një vendim i përshëndetur nga OKB.
Në dy komunikata të ndara, Fayez al-Sarraj, kreu i Këshillit presidenciale të Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA), me qendër në Tripoli dhe njohur nga OKB-ja dhe Aguila Saleh, president i Parlamentit të zgjedhur, me qendër në lindje të vendit, njoftuan zhvillimin e zgjedhjeve së shpejti dhe urdhëruan për të gjitha palët të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të ndërpresin të gjitha luftimet në territorin libian./ /ec/
