Ballina Bota

AUSTRALI – Debat mbi vaksinimin e detyrueshëm antiCOVID-19

SIDNEI, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Australia filloi debatin mbi domosdoshmërinë për vendin për të bërë të detyrueshme vaksinën e ardhshme kundër koronavirusit, ndërkohë që kontaminimet janë në rritje dhe kufizimet janë shtuar në botë.

“Ka gjithmonë ka përjashtime nga vaksinimi, për arsye mjekësore, por kjo duhet të jetë e vetmja”, deklaroi kryeministri Scott Morrison.

“Vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm”, shtoi ai.

Vendi i tij ka siguruar një vaksinë “premtuese” falë një marrëveshjeje me grupin farmaceutik suedezo-britanik AstraZeneca.

“Ne po flasim për një pandemi që ka shkatërruar ekonominë botërore dhe ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur në botë”, theksoi ai.

Në SHBA, mjeku Anthony Fauci, drejtor i Institutit amrikan për sëmundjet infektive, theksoi se SHBA-ja nuk do ta bënte të detyrueshme vaksinën e ardhshme, duke mos përjashtuar detyrimet lokale për fëmijët.

“Nuk mund t’i detyrojmë, apo të përpiqemi të detyrojmë njerëzit të vaksionohen, nuk e kemi bërë kurrë”, deklaroi Fauci gjatë një videokonference të organizuar nga Universiteti  George Washington.

Përballë shifrave shqetësuese dhe kontaminimeve në rritje, kufizimet janë ashpërsuar në mbarë planetin./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Normaliteti i ri/ Vijon dezinfektimi i ambienteve dhe hapësirave publike në Elbasan
Artikulli tjetërPogradec, së shpejti një tjetër kantier i madh i Rilindjes Urbane, për ta transformuar në harmoni me natyrën këtë zonë të bekuar