Ballina Bota

AUSTRI – SHBA dhe Rusia bisedime për kontrollin e armëve bërthamore

VJENË, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Një raund i tretë i bisedimeve për kontrollin e armëve bërthamore midis SHBA dhe Rusisë filloi sot në Vjenë, por Moska ka sinjalizuar se një marrëveshje e shpejtë nuk është në horizont.

Takimi dyditor bashkëdrejtohet nga i dërguari i SHBA për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov.

Dy fuqitë kryesore po diskutojnë të ardhmen e traktatit NEW START, një pakt që kufizon armët strategjike bërthamore dhe që skadon në shkurt.

”Parakushtet për një përparim nuk ekzistojnë ende për shkak të mospërputhjeve të dukshme”, deklaroi Riabkov edhe pse vuri në dukje se ”qëndrimi i SHBA është pozitiv”.

Uashingtoni i kërkoi edhe Kinës të merrte pjesë në negociatat e Vjenës.

Delegacioni amerikan kishte irrituar Pekinin dhe Moskën duke postuar imazhe me flamuj kinezë dhe vende boshe në raundin e parë, në qershor, megjithëse Kina e kishte bërë të qartë se nuk do të hynte në bisedime trepalëshe për arsenalin e saj bërthamor, relativisht të vogël, por në rritje. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata në Kakavijë/ Majko: Strukturat e emergjencës të FA së bashku me Policinë, dy shtyllat që menaxhuan emergjencën humanitare
Artikulli tjetërSituata në kufi/ Meta: Përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj, qytetarët nuk u informuan për kushtet