Ballina Bota

ALGJER – Algjeria rihap plazhet, kafenetë dhe xhamitë 

ALGJER, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Algjeria njoftoi sot rihapjen graduale të xhamive dhe vendet e saj të relaksimit, si kafenetë, restorantet, parqet dhe plazhet, një vendim i mirëpritur pas pesë muajsh bllokime për shkak të koronavirusit të ri.

“Shërbimet e sigurisë do të jenë përgjegjëse për të siguruar respektimin e vënies së maskës, e detyrueshëm në publik që nga 24 maj dhe udhëzimeve për distancimin shoqëror”, thanë autoritetet.

Në total, rreth 37 700 raste me COVID-19 dhe më shumë se 1 350 vdekje janë deklaruar zyrtarisht në tokën algjeriane që nga regjistrimi i rastit të parë më 25 shkurt, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria zgjati mbylljen e pjesshme në shtëpi deri më 31 gusht në 29 nga 48 prefekturat.

Gjithashtu, mbetet në fuqi një shtetrrethim nga ora 11:00 e pasdites deri në orën 5:00 të mëngjesit me orën lokale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre, Xhaçka: Qytetarëve në Kakavijë u vijnë në ndihmë edhe bizneset
Artikulli tjetërBileta online me çmime simbolike për turistët, vizita në 10 muze e parqe arkeologjike dhe informacion në 6 gjuhë