PODGORICË – Mali i Zi hap kufijtë për Shqipërinë

PODGORICË, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Mali i Zi ka njoftuar sot se, duke filluar që nesër, do të rihapë kufijtë e tij për qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Njoftimin e bëri drejtori i Institutit malazez të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, i cili shtoi se për të hyrë në Malin e Zi nga këto vende, do të jetë e nevojshme paraqitja e një testi negativ për Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.