Ballina Bota

AUSTRI – Pompeo: Braktisja e embargos së armëve iraniane do të ishte çmenduri

VJENË, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo bëri thirrje sot për zgjatjen e embargos së OKB-së për shitjen e armëve në Teheran, gjatë një vizite në Vjenë, duke thënë se lejimi i skadimit të saj do të ishte çmenduri.

“Dua të them, është thjesht çmenduri. Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës të bashkohet me ne”, tha sekretari amerikan i Shtetit, në një konferencë shtypi në Austri.

Aktualisht, SHBA po përpiqet të bindë Këshillin e Sigurimit të OKB-së të miratojë një rezolutë për të zgjatur embargon, por po përballet me kundërshtimin nga Kina dhe Rusia./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“EU4Schools”/ Rindërtohen disa objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti në Kurbin
Artikulli tjetërSituata në Kakavijë/ Cakaj telefonon Varvitsiotis