Ballina Bota

BEJRUT – Hale: FBI do t’u bashkohet hetimeve për shpërthimin në port

BEJRUT, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së (FBI) do t’i bashkohet hetimeve mbi shkaqet e shpërthimit shkatërrues, që goditi Bejrutin javën e kaluar, tha sot një zyrtar amerikan.

“Pjesëmarrja e FBI-së vjen me kërkesë të qeverisë libaneze”, shtoi Nënsekretari amerikan për Çështjet Politike, David Hale, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA.

Hale, i cili aktualisht është në një vizitë solidariteti në Liban, do të takohet me zyrtarë libanezë, sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai do të ritheksojë angazhimin e SHBA për të ndihmuar popullin libanez për t’u rimëkëmbur nga tragjedia dhe për të rindërtuar jetën e tyre.

Vizita e Hale vjen disa orë pasi parlamenti i Libanit miratoi një gjendje të jashtëzakonshme për Bejrutin në mbledhjen e parë të legjislaturës, që nga shpërthimi vdekjeprurës, duke u dhënë autoriteteve autorizime të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Projektet e financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e shkollave/ Kushte optimale dhe standarde europiane
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave sanitare