FOTO- Projektet e financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e shkollave/ Kushte optimale dhe standarde europiane

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Kryeministri Rama bëri të ditur se 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019.

“Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave”, shprehet Rama.

“26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë”, tha Rama.

“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, tha Rama.  z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.