TIRANË, 12 gusht /ATSH/ – Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban, e zhvilluar përmes një video-konference nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ku u përfaqësua nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, Sulltan bin Saad Al Muraikhi, sipas një njoftimi të ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë.
Al Muraikhi kërkoi mbështetjen urgjente të komunitetit ndërkombëtar për të kapërcyer situatën kritike në Liban.
Ndërkohë, në video-konferencën ndërkombëtare për ndihmën për Libanin, organizuar nga presidenti francez, Macron dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres, Emiri Tamim bin Hamad Al Thani njoftoi një ndihmë urgjente me vlerë 50 milionë dollarë si kontribut në operacionet e lehtësimit të vuajtjeve të libanezëve dhe tejkalimin e rrethanave të tyre të vështira.
Brenda disa orësh nga shpërthimi, disa avionë me pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera u dërguan në Liban, përfshirë instalimin e dy spitaleve fushore me një grup kërkim-shpëtimi, i përbërë nga 50 ekspertë të Forcave të Sigurisë së Brendshme të Katarit./ a.jor.























