Ballina Aktualitet

Çupi: Mbi 13 mijë persona të punësuar me kontrata të përkohshme që nga viti 2017

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot lidhur me punësimet me kontrata të përkohshme në shtet.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se “janë mbi 13 mijë persona të punësuar që nga viti 2017.  “Këto kontrata janë miratuar përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale”, tha ajo.

“Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep para për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë”, tha ajo.

Çupi tha se “janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale në qeverinë qendrore dhe lokale”. /gj.mima//m.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrehimi/ Shtyhet afati i dorëzimit të dokumentacionit për fazën e dytë të kredisë së butë në Tiranë
Artikulli tjetërBE, 180 milionë euro Shqipërisë/ Soreca: Mbështesim vendin të kufizojë pasojat ekonomike të COVID-19