Ballina Flash

Strehimi/ 247 familje në nevojë përfitojnë apartamente me kosto të ulët

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Enti Kombëtar i Banesave u vjen në ndihmë 247 familjeve në nevojë në 5 bashki të vendit.

Në saj të 5 marrëveshjeve të bashkëpunimit me bashkitë Vlorë, Maliq, Kukës, Has dhe Gramsh, Enti Kombëtar i Banesave ka investuar me fondet e tij për ndërtimin e 247 apartamenteve me kosto të ulët.

Këto apartamente do të vihen në dispozicion të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme, të cilat nuk përballojnë dot blerjen e banesave në treg të lirë.

Nga këto investime përfitojnë 75 familje në Vlorë, 35 familje në Gramsh, 35 familje në Has, 75 familje në Kukës, 27 familje në Maliq.

/gj.mima/ /m.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat kundër COVID/ Mbi 1400 inspektime të kryera në 24 orët e fundit, pezullohet aktiviteti në 3 subjekte
Artikulli tjetërArsimi Profesional mundësi reale punësimi/ 105.8 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës “Stiliano Bandilli” në Berat