Ballina Bota

SHBA – Dështojnë bisedimet për paketën e re stimuluese 

UASHINGTON, 7 gusht  /ATSH-DPA/ – Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë dhe deputetët demokratë nuk qenë në gjendje të arrijnë sot një marrëveshje për paketën e re stimuluese.

“Po, jemi shumë larg marrëveshjes”, tha kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, pas bisedimeve.

“Ishte një takim zhgënjyes”, u shpreh Chuck Schumer, demokrati i lartë në Senat.

Demokratët duan një paketë të gjerë me vlerë rreth tre trilionë dollarë.

Republikanët dhanë një propozim të zbutur, me vlerë rreth 1 trilionë dollarë, por bënë disa lëshime, përfshirë madhësinë dhe kohëzgjatjen e ndihmës për të papunët.

Në lojë janë fondet për shkollat, përfitimet e papunësisë, ndihma federale për shtetet dhe më shumë para për të luftuar vetë pandeminë e COVID-19./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForca e pasionit/ Habib Jashari ndërton fermën e vreshtave prej 12 hektarësh dhe kantinën ku prodhon rakinë speciale të Përmetit
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA-së: Të bëhet drejtësi, pavarësisht kush është i pandehur