Ballina Bota

PARIS – Elysee: Macron në Liban pas shpërthimeve shkatërrimtare

PARIS, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të shkojë nesër në Liban për të takuar të gjithë liderët politikë, pas shpërthimeve që shkatërruan Bejrutin dhe që shkaktuan të paktën 100 të vdekur, njoftoi presidenca franceze.

”Kreu i shtetit francez do të takojë homologun e tij libanez, Michel Aoun dhe kryeministrin Hassan Diab, në një kohë kur Franca ka shfaqur solidaritetin e saj dhe dërgoi personel dhe materiale për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve libaneze”, tha Elysee.

”Numri i të vdekurve nga shpërthimet e së martës në portin e Bejrutit është rritur në mbi 100”, tha sot Kryqi i Kuq i Libanit.

”Rreth 4 000 persona janë plagosur, shumë vuajnë nga plagë të moderuara dhe serioze”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Libanez, George Kettneh tha se numri i vdekjeve ka gjasa të rritet.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm vendesh kanë ofruar ndihmë për Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimet./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita disa fshatra të Malësisë së Madhe
Artikulli tjetërLIBAN – Dogana kishte paralajmëruar rrezikun e shpërthimeve që në 2014-n