Ballina Bota

GREQI – Mitsotakis bën ndryshime funksionale në qeveri

ATHINË, 4 gusht /ATSH-ANA/ – Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas njoftoi sot një numër të vogël ndryshimesh në përbërjen e qeverisë, të përshkruar si përmirësime funksionale, kryesisht në nivelin e zëvendësministrave.

“Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, është duke përfunduar formimin e qeverisë, e cila mbetet e pandryshuar për sa i përket numrit të saj dhe udhëzimeve të politikës së saj të reformës”, tha Petsas duke theksuar se ndryshimet kanë të bëjnë me sektorët e financave, zhvillimit, punës, shëndetësisë dhe mjedisit.

Petsas tha se ndryshimet synojnë një menaxhim efektiv të fondeve të rritura të komunitetit, një mbështetje të punës dhe sistemit të sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjen  në mënyrë efektive të mjedisit.

“Përballë sfidave të kohës, një formacion tashmë i suksesshëm i qeverisë po kalon përmirësime funksionale të vendosura nga kryeministri, në mënyrë që të përmbushë pritjet e qytetarëve”, shtoi ai.

Petsas tha se anëtarët e rinj të qeverisë do të betohen nesër, në rezidencën presidenciale./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Investimi i rikthen pushuesve plazhin publik në Pogradec me hapësira moderne
Artikulli tjetërOKB: Një miliard nxënës janë prekur nga mbyllja e shkollave prej COVID-19