Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Microsoft në bisedime për blerjen e TikTok

UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin e njohur TikTok, i kontrolluar aktualisht nga ByteDance kineze, njoftoi gazeta amerikane “New York Times” duke përmendur burime afër këtyre bisedimeve.

Nuk është e qartë, shpjegohet, se sa kanë përparuar negociatat midis gjigantit IT, të themeluar nga Bill Gates dhe kësaj medieje sociale, me vlerë rreth 100 miliardë dollarë.

Ndërkohë, mësohet se presidenti amerikan, Donald Trump është i gatshëm të urdhërojë ByteDance kineze të shesë aksionet e saj në aplikacionin popullor TikTok, i cili është i vendosur në SHBA dhe që akuzohet se është bërë një mjet në duart e Pekinit për të spiunuar amerikanët.

Shpallja e vendimit, siç raportohet nga agjencia Bloomberg, do të jetë e menjëhershme.
SHBA ka kohë që po heton rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare që lidhen me TikTok./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParandalimi i COVID-19/ Manastirliu, apel për zbatimin e disa rregullave të thjeshta në përditshmëri
Artikulli tjetërNxitja e turizmit kulturor/ Hyrje falas çdo të diel në muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit