Ballina Bota

LONDËR – Karantinë për shtetasit e kthyer nga Spanja

LONDËR, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe ka vendosur karantinimin e detyrueshëm për dy javë për shtetasit që kthehen nga Spanja, ku ka pasur një rritje të rasteve të koronavirusit javët e fundit, bëri të ditur e përditshmja “Daily Telegraph” duke cituar burime nga Ministria e Transportit.

“Nga mesnata e ditës së sotme, kushdo që mbërrin në Britaninë e Madhe nga Spanja do të duhet të qëndrojë në izolim për 14 ditë. Ata që janë rikthyer ditët e fundit do të testohen për COVID-19”, shtoi burimi.

Disa ditë më parë qeveria katalanase urdhëroi mbylljen e diskotekave dhe bareve të natës  së këtij rajoni në verilindje të Spanjës për t’i bërë ballë rritjes së rasteve me koronavirusin e ri.

Mbrojtja civile rajonale ndaloi gjithashtu sallat e koncerteve që disponojnë një pistë vallëzimi dhe vendosi një shtetrrethim në mesnatë për ambjentet e lojërave, kazonove, bareve dhe restoranteve.

Vendi regjistroi ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 këto javët e fundit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Mbi 16 milionë raste me COVID-19 në botë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 26 korrik 2020