VJENË – Platformë kundër migracionit nga Mesdheu Lindor

VJENË, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Një duzinë vendesh evropiane ranë dakord sot për të krijuar një platformë me organizmat e BE për të koordinuar kundërpërgjigjen ndaj migrimit të parregullt në rrugën lindore të Mesdheut.

Ministrat e Brendshëm dhe Migracioni ranë dakord në një konferencë në Vjenë se platforma do të merrej me kthimin më të shpejtë të migrantëve të refuzuar dhe procedurat më të shpejta të azilit si dhe me luftën kundër kontrabandistëve.

“Ne nuk duam të prodhojmë struktura paralele, por për të rritur efikasitetin e autoriteteve ekzistuese”, tha ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer në një konferencë për shtyp.

“Ne aktualisht po shohim një rritje të konsiderueshme të numrave të migracionit”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e BE.

Sipas agjencisë kufitare të Bashkimit Europian, Frontex, numri i vendkalimeve të parregullta kufitare në Mesdheun Lindor midis Turqisë dhe Greqisë u rrit në 1 250 në qershor, një rritje prej 800% që nga prilli.

”Shtetet e Ballkanit Perëndimor presin që prirja të vazhdojë”, tha Seehofer./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.