Ballina Bota

BRUKSEL – Edhe për 25 minuta…

BRUKSEL, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Nëse samiti i Bashkimit Europian për rimëkëmbjen e kontinentit nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 do të kishte zgjatur edhe 25 minuta, atëherë ai do të thyente rekordin për samitin më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga unioni.

Samiti më i gjatë daton në dhjetor të vitit 2000 në Nicë, Francë.

”Negociatat gjatë këtij samiti vazhduan për 91 orë e 45 minuta”, sipas llogaritjeve të BE-së.

Gjatë këtij samiti, drejtuesit e BE-së negociuan një traktat të ri që ndihmoi në vendosjen e kursit për zgjerimin e unionit për të përfshirë Maltën, Qipron dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në atë kohë, kishte një debat të nxehtë se si zgjerimi do të ndryshonte sistemin e votimit të ponderuar në Këshillin e BE-së.

Samiti që përfundoi të martën kishte për qëllim zbutjen e ndikimit ekonomik të pandemisë së koronavirusit.

Ai ishte planifikuar vetëm për të premten dhe të shtunën e kaluar, por vazhdoi deri sot në mëngjes./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Le Maire: Marrëveshja për Fondin e Rimëkëmbjes certifikata e Europës së rilindur
Artikulli tjetërDëgjesë publike me ekspertët për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Investime moderne në lagjet e reja në Kombinat dhe Kinostudio