Ballina Aktualitet

Mbledhja e Këshillit Politik/ Varhelyi: Gjë e mirë, gjithëpërfshirja mënyra e duhur për çështjet elektorale

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi vlerësoi sot mbledhjen e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri, gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor”, tha ai.

“Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale”, theksoi Varhelyi.

“Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe votohet shpejt në ligj, pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE”, shtoi më tej komisioneri Varhelyi.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“T’u japim një dorë mjekëve dhe infermierëve”/ Manastirliu: Vendosni maskat në çdo mjedis të mbyllur
Artikulli tjetërSHBA – Pentagoni ndalon flamurin e konfederatës në bazat ushtarake