KIEV – Ukraina kundër përfundimit iranian për rrëzimin e avionit

KIEV, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba kritikoi përfundimin e arritur nga Irani, sipas të cilit rrëzimi i një aeroplani ukrainas pranë Teheranit, në fillim të këtij viti, ishte për shkak të një gabimi njerëzor duke deklaruar se ishte shumë herët për t’u arritur deri në atë përfundim.

“Ne kemi shumë pyetje dhe kemi nevojë për shumë përgjigje autoritare, të paanshme dhe objektive”, tha Kuleba në komentet për agjencisë ukrainase të lajmeve, Ukrinform.

Një avion ukrainas u qëllua nga forcat iraniane më 8 janar, menjëherë pasi u nis nga Teherani.

Të gjithë 176 personat në bord u vranë.

“Për momentin, Ukraina nuk mund të pajtohet që avioni u rrëzua për shkak të një gabimi njerëzor. Ne jemi të sigurt se çështja duhet të vendoset në kontekstin e një hetimi penal me të gjitha faktet e identifikuara”, theksoi Kuleba. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.